17:00 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

KB Trepça tregohet e fortë, e mposhtë KB Prishtinën

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet KB Prishtinës dhe KB Trepçës, duel ky në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Rezultati final i këtij takim u mbyll në të mirë të mitrovicasve ku shënuan plotë 79 pikë e Prishtina kishte 4 më pak, shkruan IndeksOnline

Trepça kishte epërsi deri në 17 pikë, 57:74, por prishtinasi me një seri prej 18:0, kalojnë në epërsi 75:74. Koljeviq me pesë pikë në fund ishte vendimtar dhe hero në fund, ku Trepça triumfon në fund 75:79. Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe 12 humbje.

Te Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 31 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça më i miri ishte Ivan Koljeviq me 21 pikë e gjashtë kërcime.