22:57 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / OSH

‘Ke bërë seks me Ilirin’, Gilberta përplaset keq me Armandon: Femër e rrënuar

Sherret, debatet dhe akuzat nuk mungojnë në “Përputhen +40”. Në puntatën e sotme Stela u përplas keq me Armandon, teksa tha se ky i fundit e kishte ofenduar rëndë duke i thënë “Shko ti që punon në semafor”.

Në përplasjen e tyre ndërhyri dhe Gilberta, e cila shtoi se konkurrenti e kishte ofenduar dhe atë. “Më ke thënë femër e rrënuar”, i tha ajo.

Armando nuk e la me kaq, pasi ai e akuzoi hapur se “ajo ka bërë seks me Ilirin”.

Gilberta: Je femër e rrënuar, këtë më ke thënë

Armando: Ti e ke ngrënë kavanozin e mjaltit me Ilirin kohë përpara

Gilberta: Që do të thuash kam bërë seks me Ilirin? Po s’është e vërtetë, nuk ke as prova, as asgjë

Armando: Nuk kam qenë në krevat me ju

Gilberta: Përderisa e di ma thuaj ti. Ku i ke provat? Kjo është gjë që nuk është e vërtetë. Fol si i rritur sepse po bëjmë biseda të rriturish

Armando: Ti nuk ke qenë në makinë me Ilirin?

Gilberta: Makinë po dhe e kemi pranuar dhe këtu. Më ka shoqëruar, çfarë të keqje ka këtu?