Kë e riktheu bileta e fatit mbrëmë në Big Brother Vip Albania?
Erjola është banorja e cila la shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e sotme, por bileta e fatit ishte në anën e saj.
Ajo nuk ka arritur ta kapërcejë nominimin e vështirë, por ka qenë bileta e fatit ajo që ndryshoi fatin e banores.
Erjola rikthehet dhe njëherë në shtëpi, duke u bërë banorja e dytë që e bën këtë gjë pas Sara Gjordenit.
“Më vjen inat sepse Ilnisa më tha se sot fillon lufta. Tani ta shohim lojën”, ishin fjalët e saj përpara se të rikthehej në shtëpi nga studio.