21:47 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

KEDS harron fshatin e Vushtrrisë, shtylla elektrike rrezikon të djeg shtëpinë

Një shtyllë elektrike në fshatin Zhilivodë, të komunës së Vushtrrisë, po rrezikon të djeg një shtëpi, shkruan IndeksOnline.

Kjo pasiqë, shtylla është mbështetur tërësisht në pjesën e prapme të shtëpisë, shtyllë e cila bart energjinë elektrike në këtë fshat.

Në bazë të fotografisë, shihet se si shtylla e energjisë elektrike e vjetëruar është rrëzuar në kulmin e shtëpisë së një banori.

Madje, sipas të dhënave ajo është shumë afër oborrit të shkollës së fshatit, në Zhilivodë.

E siç duket KEDS e ka harruar fare këtë fshat dhe nuk brengoset për rrezikshmërinë që sjell kjo shtyllë elektrike, pasiqë kjo gjendje është pothuajse një vit.

Pronari i shtëpisë thotë se kanë bërë kërkesë te KEDS për të rregulluar por nuk ka marrë përgjigje pozitive./IndeksOnline/