13:57 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / MSH

“KEDS-i t’i kthehet Kosovës”, protestohet para Qeverisë

Një grup i qytetarëve para ndërtesës së Qeverisë kanë kërkuar furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe nacionalizim të KEDS-it.

Protesta fillimisht u mbajt para KEDS-it, ku organizatorët thanë se edhe përkundër paralajmërimeve për vetëm 2 orë të reduktimeve të rrymës, në disa vende nuk ka pasur furnizim deri 24 orë.

Më pas, ajo u orientua drejt Qeverisë, me shtimin e qytetarëve që i bashkangjiteshin protestës.