20:53 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

KEDS njofton se cilat pjesë të Prishtinës kanë probleme me energji elektrike

KEDS ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit të energjisë elektrike në disa pjesë të kryeqytetit.

Si pasojë e një avarie që është nën menaxhimin e KOSTT është ndërprerë energjia elektrike.

Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes për të identifikuar shkaktarin e prishjes.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

Njoftojmë konsumatorët që si pasojë e një avarie që ka ndodhur në nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, i cili është nën menaxhim të #KOSTT është ndërprerë energjia elektrike.

Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes për të identifikuar shkaktarin e prishjes dhe për ta rregulluar atë në kohën më të shpejt të mundshme.

Nga ky nënstacion furnizohen: Zona Industriale një pjesë, Fushë Kosova (një pjesë), disa pjesë të Prishtinës si Kalabria dhe Arbëria, të cilat aktualisht janë pa energji elektrike.

Për çdo eventualitet, konsumatorët do të informohen përmes kanaleve tona të komunikimit.