KEDS: Shtyllat elektrike po vendosen me leje të Komunës së Podujevës
Vendosja e shtyllave elektrike nga KEDS në vende joadekuate po shkakton frikë dhe panikë te qytetarët e Kosovës.
Banorët e fshatit Balloc të Podujevës nuk po pajtohen me vendosjen e shtyllës elektrike në këtë vendbanim.
Ata kanë dërguar fotografi në redaksinë e Indeksonline ku shihet vendosja e shtyllës fare buzë rrugës së asfaltuar.
Për lajmin në fjalë, të postuar të shtunën, kanë reaguar zyrtarë të KEDS-it ku sipas tyre shtylla në fjalë është vendosur me lejen paraprake nga Komuna e Podujevës dhe ne kemi vepruar konform kësaj leje.
“Për më shumë, nëse do të ishte vendosur më tutje atëherë shtylla do të vendosej në parcelë private”, kanë thënë zyrtarët për komunikim në KEDS./Indeksonline/
