17:12 / E Premte, 08 Nëntor 2019

‘Keeping Up With Kardashians’ drejt fundit? Largohet njëra nga motrat e famshme

Kourtney Kardashian po largohet nga shou ‘Keeping Up With Kardashians’ pas 12 viteve.

Ajo deklaroj se këtë po e bën për tu përqëndruar më shumë në jetën private dhe familjen, transmeton Indeksonline.

“Unë thjesht vendosa të kaloj më shumë kohë si nënë dhe të fusja më shumë energjinë time atje. Por nuk po them lamtumirë, ” tha ajo në një intervistë për ” Entertainment Tonight “, por unë mendoj se do të duhet të shohësh më shumë në sezonin e ri, Sezoni 18. Nuk po transmetohet akoma, por është duke u filmuar”, u shpreh ajo.

Kourtney, 40 vjeçare, ka tre fëmijë me ish të dashurin Scott Disick, Mason, 9, Penelope, 7, dhe Reign, 4.

Themeluesja e Poosh ka kërcënuar të hiqte dorë nga shfaqja për vite me radhë pas grindjeve me motrat e saj në lidhje me etikën e saj të punës – ose si duket mungesa e saj. Në një episod, motra Kim Kardashian shpërtheu ndaj Kourtney kur ajo nuk mund të gjente kohë për të xhiruar kartën e Krishtlindjes së familjes duke e quajtur si anëtarja e  familjes “më pak emocionuese” për tu parë.

Për largimin e Kourtney ka folur edhe motra tjetër, Khloe e cila tha se shpreson që Kourtney do të kthehet përsëri në reality-shoun.

 “Ne e duam patjetër Kourtneyn dhe do të na mungojë dhe çfarëdo që ajo vendos të bëjë, por njerëzit vijnë dhe shkojnë gjatë gjithë kohës në këtë familje.” Ajo shtoi: “Ne ndjehemi sikur është një derë rrotulluese , kështu që Kourtney mund të largohet këtë javë, ajo do të kthehet. Të gjithë kthehen “, u shpreh 35 vjeçarja.

Kujtojmë që edhe vëllai i tyre, Rob Kardashian, u largua në “KUWTK” disa vjet më parë në mes të betejave me shëndetin dhe depresionin e tij. Ai u kthye në TV me “Rob & Chyna”, një seri që e ndoqi atë dhe tani ish-e fejuara Blac Chyna, por  ka kohë që seria është ndërprerë./Indeksonline/