21:48 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

‘Keeping up with the Kardashians’ tashmë në Netflix

Netflix zbuloi së fundmi se do të transmetojë dy sezonet e para të “Keeping up with the Kardashians”, sezone kur motrat Kardashian nuk ishin motrat Kardashian.

Seriali filloi të transmetohej në E! në 2007-n, shtatë vite përpara se Kim Kardashian të bëhej bashkëshortja e Kanye West. Përgjatë 18 sezoneve (ndërkohë që kanë nisur xhirimet e sezonit të 19) “Keeping up with the Kardashians” është kritikuar vazhdimisht për shfaqjet e sajuara, megjithatë njerëzit e kanë pranuar këtë gjë dhe pavarësisht kritikave, seriali vazhdon të ndiqet.

Suksesi vihet re edhe nga shumë spin-off, duke përfshirë: Kourtney and Kim Take Miami, Kourtney and Kim Take New York, Khloé & Lamar, Kourtney and Khloé Take The Hamptons, Dash Dolls, Rob & Chyna, Life of Kylie dhe Flip It Like Disick.

Kështu prisni deri në 1 qershor për dramat e familjes Kardashian-Jenner.