13:39 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Keita: Steven Gerrard ma dorëzoi fanellën me numër 8 (Foto)

Naby Keita është prezantuar si futbollist i Liverpoolit.

Ish-lojtari i Leipzig edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Liverpoolit.

Klubi anglez kishte arritur marrëveshje me mesfushorin gjatë verës së kaluar, por klubi gjerman nuk e lëshoi deri në këtë afat, shkruan IndeksOnline.

Keita do ta bartë numrin 8 në fanellë.

Ai zbuloi se fanellën ia dorëzoi legjenda e klubit, Steven Gerrard.

“Kur ai erdhi unë u befasova, pasi ai është një legjendë. Ai është një futbollist që meriton respekt, për të gjitha ato gjëra që i dha në fushë. Nëse dikush ta dhuron fanellën dhe nuk ka gjasa të luash me të, atëherë i bie që të përpiqem të luaj dhe të bëjë sikur ai”, ka thënë Keita.

23-vjeçari ka luajtur afro 100 ndeshje me Leipzig, duke shënuar 15 gola. Ai më parë ishte pjesë e FC Istres./IndeksOnline/