19:27 / E Diele, 23 Maj 2021 / AR

Keith shpalos të vërtetën/ Mes tij dhe Adrianës ja cili xhelozon më shumë

Keith dhe Adriana Matoshi janë dyshja që komentohen thuajse për çdo paraqitje të tyre.

Keithin e kemi dëgjuar shpesh duke folur shqip, ku kësaj radhe ai pranoj të bëjë edhe një intervistë, shkruan Indeksonline.

Në intervistën 60 sekondëshe për Prive ai u përgjigj në pyetjet provokuese.

Pasi lidhja e tyre është bërë ‘boom’ në media, nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes edhe për xhelozi pasi dyshja shumicën e kohës kalojnë larg njëri-tjetrit.

“Ti apo Adriana cili jeni më xheloz” ishte pyetja të së cilës i’u përgjigj.

“I besojmë njëri tjetrit shumë, lidhja jonë e dashurisë nuk ka vend për xhelozi” tha ai./Indeksonline/