13:12 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

KEK fajëson KEDS/KESCO-n: Po tentoni t’i mashtroni qytetarët për ndaljen e rrymës

KEK-u përmes një njoftimi për media ka fajësuar KEDS dhe KESCO-n për mos furnizimin e duhur të qytetarëve me energji elektrike.

Sipas tyre,  KEDS dhe KESCO nuk mund të mashtrohen me deklarata duke raportuar se nuk ka kapacitete prodhuese të termocentraleve të KEK-ut, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i tyre:

Kompania e Distribucionit dhe Shitjes së energjisë elektrike, KEDS/KESCO ka përgjegjësi ligjore furnizimin 100 % të qytetarëve me energji elektrike.

Kjo në përputhje me kontratën e nënshkruar mes konsumatorëve dhe kompanisë.

KEDS / KESCO në vend se të përmbush këtë obligimet kontraktual, që saktësisht thuhet në Nenin 33, Pika 4 si dhe Nenit 34 Pika 2.8.2 të Ligjit për Energji Elektrike, vazhdon tentimet për të manipuluar opinionin publik përmes komunikatave për media dhe dezinformatave.

LIGJI: (https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=12744&fbclid=IwAR10GQDgX1WaVbTwSW25ReBT2VK6VzsGZhJOGVZiPnZwbNpA731Vy7fGH-Q)

Pra, KEDS / KESCO në bazë të licencës dhe kontratave me konsumatorët, siç parashihet me ligj e ka obligim furnizimin e qytetarëve pandërprerë me energji elektrike, pavarësisht sa janë kapacitetet prodhuese vendore, pra të KEK-ut.

Këtë e ka sqaruar qartë para pak ditësh edhe institucioni shtetëror që rregullon këtë treg, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

LINKU:
https://www.ero-ks.org/w/shqip/91-publikimet/njoftimet/202-konsultim-publik-rregulla-per-vendosjen-e-cmimeve-te-energjise-termike

Prandaj sjellja e KEDS/KESCO, duke tentuar të manipuloj opinionin publik, përveç se po shkel rregullat e tregut, po bënë edhe veprime aspak korrekte dhe jo profesionale në raport me përgjegjësitë dhe obligimet që ka edhe ndaj KEK, si kompani kontraktuale.

Korporata Energjetike e Kosovës vazhdimisht raporton te institucionet kompetente dhe mediat për kapacitetet prodhuese.

Operatorët në treg sikurse edhe KEDS / KESCO dhe organi përgjegjës për rregullimin e tregut (ZRRE) e dinë që KEK në vazhdimësi është në përputhje të plotë me nominimet dhe njoftimet paraprake për të cilat jemi të obliguar t’i raportojmë 24/h me herët sa i përket kapaciteteve prodhuese.

Ndryshe, KEK-u në rrethanat kur dështon ta përmbushim obligimin e prodhimit të planifikuar brenda 24/h ka për obligim që me çmime jashtëzakonisht të larta të paguaj për sasinë devijuar.

Sasia tjetër e energjisë e nevojshme për konsum është obligim ligjor dhe përgjegjësi e KEDS / KESCO.

Ndryshe, siç e kemi cekur edhe me herët pikërisht për të pasur rrymë 24 orë është privatizuar distribucioni.

  Përfundimisht qytetarët e Republikës së Kosovës nuk mund të mashtrohen me deklarata për media që lëshohen nga KEDS / KESCO duke raportuar se sa janë kapacitetet prodhuese të termocentraleve të KEK-ut./Indeksonline/

Temat: