11:32 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / k.v

KEK ndalë njësinë A-3, evitohen reduktimet

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se dje me datë 25.09.2022, njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit  të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale.

Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit.

Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë.