13:49 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / k.v

KEK: Përfundon me sukses revizioni i njësisë B-2

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të TCB-së, është arritur që të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të njësisë B-2 në TC Kosova B.

Për më tepër, njësia B – 2 ka përfunduar revizionin (e planifikuar 8 ditorë)  3 ditë më herët dhe është kthyer në operim me dt. 12.11.2022 në ora 21:40.