11:50 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: KEK-u bëhet me drejtor të ri

Ashtu siç ka raportuar Indeksonline gjatë vikendit të fundit, Njazi Thaçi edhe zyrtarisht është drejtor i ri KEK-ut. Kështu bëhet e ditur sot nëpërmjet një komunikate për media dërguar nga kjo Korporatë.

“Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Sipas komunikatës komisioni i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidat, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit. “I gjitha procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit Shoqërisë Civile, BIRNI”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Faruk Hajrizi, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

 

Njazi Thaçi zgjidhet drejtori i ri i KEK-ut