75 Mall Live Search
18:30 / E Premte, 20 Qershor 2025 / MSH

KEK-u fton konferencë për media, lidhur me gjendjen e njësive prodhuese

Korporata Energjetike e Kosovës ka ftuar konferencë për media, për të informuar opinionin publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut.

Konferenca është njoftuar të mbahet në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq, me fillim nga ora 19:00, shkruan IndeksOnline.

“Qëllimi i konferencës është informimi i drejtë dhe transparent i opinionit publik lidhur me gjendjen aktuale të njësive prodhuese të KEK-ut, përfshirë të dhënat e fundit mbi kapacitetin prodhues dhe ndërhyrjet teknike në zhvillim” njofton KEK-u.

Përpara mediave, në konferencë do të dalë kryeshefi ekzekutiv, Gramos Hashani.

Kujtojmë se gjatë ditës, KEK-u demantoi raportimet se ka kolaps në prodhim të energjisë, duke siguruar që, pavarësisht problemeve teknike të evidentuara së fundmi, si njësia A3, ashtu edhe ajo B1 janë duke prodhuar energji./IndeksOnline/