20:10 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

KEK-u zyrtarizon trajnerin e ri


KEK-u e ka emëruar Alban Dragushën trajner të ri të skuadrës, i cili do të qëndrojë në këtë detyrë së paku deri në fund të sezonit.

Dragusha do ta mbajë këtë detyrë për 6 muajt e ardhshëm, me objektiv rinovimin edhe për një sezon tjetër. Në fakt, KEK-u praktikisht është i rënë nga IPKO Superliga, pasi ka grumbulluar vetëm 1 pikë në 17 javët e para të kampionatit, por synimi është hedhja që tani e themeleve për rikthimin sa më shpejt në elitën e futbollit kosovar.

37-vjeçari ka drejtuar në 10 ndeshje skuadrën Ramiz Sadiku, duke qëndruar në pritje të një përvoje më domethënëse, ndërkohë që ka qenë analist në emisionet “Dardanët” dhe “Koha Shtesë” në SuperSport Kosova.

Kujtojnë që Alban Dragusha gjatë karrierës së tij ka spikatur te Besa e Kavajës në Superiore.