00:57 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kelmendi – Kurtit: I shkove në përqafim Ramës dhe e sulmon menjëherë pasi ia kthen shpinën

Kryetari i partisë Fjala që nuk ka arritur ta kalojë pragun në zgjedhjet e fundit, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar ashpër kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin.

Kelmendi përmes Facebook ka thënë se Albin Kurtit dhe partisë së tij i mungon plani për zhvillimin ekonomik dhe se ai duhet të punojë për qytetarët e Kosovës e jo të zhvillojë vizita patriotike në Shqipëri.

“Vizita juaj në Shqipëri ku ti i shkon në përqafim Kryeministrit Rama, dhe e sulmon menjeherë pasi ia kthen shpinën, na kujton kohën e “bllokut VLAN” në vitin 2014. Në atë vit sa ke qenë pjesë e “bllokut VLAN” i ke dhënë mbështetje Ramush Haradinajt për kryeministër. Por kur i preferuari yt Isa Mustafa iu prishi juve planet duke u bërë kryeministër, ti shpërtheve në akuza edhe ndaj Isës edhe ndaj Ramushit. Albin, “mos bën hop pa e kaluar gardhin”, ka shkruar ai.