21:25 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kelmendi: Më së shumti më lëndoi kur më injoruan mua e shtetin (Video)

Kampionja Botërore e Xhudos, Majlinda Kelmendi po merr pjesë në mbrëmjen që po mbahet për të shënuar 3 vjetorin e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Ajo në një fjalë rasti ka falënderuar të pranishmit, për të cilët ajo është shprehur e lumtur që kanë ardhur për ta përkrahur sportin.

 

Kelmendi ka kujtuar kohën kur është ndjerë e injoruar për shkak se është refuzuar përfaqësimi i Kosovës në disa gara.

“Është nder i madh me qenë në mesin e njerëzve që e kanë ëprkrahur gjithmonë sportin e Kosovës. Ndoshta unë pak më shumë e di qysh është me qenë e injoruar, mos me t`u leju me përfaqësu shtetin tënd, me pas flamurin tënd prezent në një garë të caktuar. Pavarësisht se kam qenë Kampione Evropiane, Botërore, ky ka qenë momenti që më ka lënduar më së shumti”, ka thënë Majlinda Kelmendi, raporton Indeksonline.

Ajo ka falënderuar posaçërisht presidentin e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah për prezencën e tij dhe për përkrahjen e sportit kosovar.

Edhe trajneri i Kelmendit, Toni Kuka duke falënderuar Sheikh Al-Sabah-in ka thënë se nga besimi për ta pranuar KOK-un në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Majlinda ka arritur ta fitojë medaljen e artë./Indeksonline/