13:04 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kelmendi: Thaçi bashkë me PDK-në, kontribuesit më të mëdhenjë të marrëveshjes së Washingtonit

Ish-deputeti dhe biznismeni i njohur, Ramiz Kelmendi ka thënë se Hashim Thaçi bashkë me PDK-në janë kontribuesit më të mëdhenjë që kjo marrëveshje suksesshëm arriti në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti I Republikës Hashim Thaçi ndër vite bashkë me PDK-në, si kryetar i saj, si kryeministër i Kosovës e edhe si President, janë kontribuesit më të mëdhenjë që kjo marrëveshje suksesshëm arriti në Shtëpinë e Bardhë”.

Kelmendi e përshëndeti edhe njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Postimi i plotë:

Marrëveshja Historike e Washingtonit, ka kontribuesin më të madh i cili punoi me përkushtim, me vite të tëra, e në të cilën Kryeministri Hoti hodhi nënshkrimin për Kosovën!

Presidenti I Republikës Hashim Thaçi ndër vite bashkë me PDK-në, si kryetar i saj, si kryeministër i Kosovës e edhe si President, janë kontribuesit më të ëmdhenjë që kjo marrëveshje suksesshëm arriti në Shtëpinë e Bardhë.

Rol jetik dhe të veçant në këtë rrugëtim të suksesshëm ka edhe z.Kadri Veseli, si kryetar I PDK-së dhe si kryetar i Kuvendt të Kosovës gjatë periudhës që ishte.

Kësaj i kontribuan edhe liderë tjerë politik, por ishin dhe po qëndrojne ende në pozita të pengimit dhe minimizinit të kësajë marrëveshje.

Është për tu përshëndetur kontributi i Presidentit Thaçi i cili punojë, që të jemi në Shtëpinë e Bardhë!

Është për tu përshëndetur, se pjesë e kësaj Marrëveshje ishte edhe njohja nga Izraeli.

Sa e sa kritika dhe etiketime mbi këtë, por puna për shtetin dhe vendin nuk humbin asnjëherë. Edhe pse i penguar padrejtësisht, që të jetë pjesëmarrës dhe nënshkrues së bashku me z. Veseli, Presidenti Thaçi e mbështeti para dhe pas vendosjes së nënshkrimit në marrëveshje.

Sukseset e Liderëve Institucional duhet përshëndetur dhe respektuar.

Me respekt;
Ramiz Kelmendi