12:38 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / S Z

“Këmbët e Ronaldos dhe Ozilit”, Granit Xhaka “ndërton” futbollistin ideal: Forca e David Luiz!

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka qenë pjesë e një video të bërë nga ekspertët e rrjeteve sociale në klubin e Bayer Leverkusen.

Xhaka në këtë video ka pasur detyrë të “ndërtojë” futbollistin ideal duke përdorur forcat e lojtarëve tjerë, shkruan LIG Sport.

Duke filluar nga këmbët, futbollisti shqiptar zgjedh Cristiano Ronaldon (këmba e djathtë) dhe Mesuz Ozil (këmba e majtë”.

Në aspektin fizik, Granit Xhaka zgjedh ish-lojtarin e Chelseat dhe të Arsenalit, David Luiz.

Më poshtë e keni videon e plotë: