11:43 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këmisha, “mikesha” më e mirë e ditëve të vjeshtës

Këmisha, një veshje bazike, sinonim i thjeshtësisë, është transformuar në një element protagonist për gardërobën femërore dhe atë mashkullore.

Në stile dhe materiale të ndryshme, këmishat këtë sezon janë perfekte për çdo rast. Por cilat janë modelet më të famshme të vjeshtës? Që nga printet e luleve, te mikrovijat dhe ato njëngjyrëshe me fjongo të mëdha ose të cilat mund t’i kompletoni me spila, variantet janë të shumta. Kurse për mbrëmje, këmishat e zeza ose të kuqe prej dantelle rezervojnë një efekt sensual, ku nuk mund të kaloni pa u vënë re.

Nëse keni dëshirë për shopping, këto janë modelet që sugjeron revista e modës “Grazia.it”:

Këmishë e gjelbër sherebele me prerje të rregullt

Këmishë xhinse me spila stil ushtarak

Këmishë smoking “crepe de chine”

Këmishë me jakë “v” dhe xhepa para

Këmishë rozë me fjongo

Këmishë me fantazi lulesh

Këmishë pupline me kopse traversale

Këmishë e stampuar me fjongo te mëngët

Këmishë me detaje submarine dhe mikrovija

Këmishë e stampuar me minikuadrate

Këmishë e bardhë me fruda