17:52 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kendall Jenner darkon me një mashkull misterioz

Modelja  e Victoria Secret, Kendall Jenner është parë duke darkuar me një mashkull misterioz në Bevery Hills.

E veshur me veshje sportive,  sipas Daily Mail modelja  është parë të Dielën tek sa ka mbërritur me një makinë me një mashkull misterioz, transmeton Indeksonline.

Kendall ishte e veshur me një bluzë sportive ngjyrë blu dhe të bardhë si dhe një palë pantallona të shkurtra të zeza që tregonin këmbët e saj të gjata.

Më vonë Kendall u pa duke bërë një ndryshim tërësisht të veshjes, ndërsa festoi ditëlindjen e dy miqve të saj të ngushtë.

Ajo aka postuar fotografi në Instagram të dielën me shoqëri dhe motrën e saj Kylie Jenner teka janë parë duke festuar tërë natën./Indeksonline/