17:01 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / Gj. Sh

Këndellet Llapi, fiton si mysafir i Gjilanit

Skuadra e Llapit është këndellur pas disa rezultateve jo të mira në javët e fundit.

Skuadra e Tahir Batatinës, mposhti si mysafir Gjilanin me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Golin e fitores për skuadrën e Llapit e ka shënuar mesfushori Kushrim Shabani në minutën e 81-të.

Kjo ishte fitorja e parë e Llapit pas pesë ndeshjeve, ndërsa Gjilani në tre ndeshjet e fundit nuk di për fitore.

Përkundër humbjes, gjilani vazhdon ta mbaj ende pozitën e dytë në tabel me 14 pikë, kurse Llapi ka shkuar në kuotën e 8 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë në tabel./IndeksOnline/