09:43 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Kënga e Florit dhe e Ledrit dëgjohet edhe në Azi (Foto)

Edhe pse ka më shumë se një vit që kur është lansuar kënga e Ledri Vulës e Flori Mumajesit “Beautiful”, ajo ende vazhdon të dëgjohet e të pëlqehet, prandaj edhe numëron mbi 31 milion klikime në kanalin Youtube, shkruan Indeksonline.

Kjo këngë nuk dëgjohet vetëm në trevat shqipfolëse, siç duket është një nga këngët më të pëlqyera edhe në kontinentin e Azisë.

Është vet Flori ai që ka postuar një instastory teksa ka treguar që kënga “Beautiful” ka mbërritur edhe në Azi. Madje ai me shaka ka shkruar: E kam dit që do bëhem një ditë i njohur edhe në Azi./Indeksonline/