18:44 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kënga e re e Dua Lipas shndërrohet në një hit të menjëhershëm

Gjatë ditës së djeshme Dua Lipa ka publikuar këngën “Kiss and Make Up” me grupin e femrave koreane BlackPink.

Këna është pritur shumë mirë nga të gjithë fansat në gjithë botën. Për momentin ajo është në në pozitën e tretë në Trending në Youtube për regjionin e Britanisë së Madhe, kurse në Gjermani është në pozitën e 34të, transmeton Indeksonline.

Në Japoni është në pozitën e 17të, kurse në Filipine në pozitën e gjashtë, në Meksikë në pozitën e 24të ndërsa në Singapor është e renditur në vendin e shtatë.

Sa i përket shikimeve, kënga ka arritur të marrë gati tre milion shikime vetëm brenda 24 orëve  edhe pse është pa videoklip. Ndërsa tani ka kapur gati katër milion shikime./Indeksonline/

Temat: