17:44 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kënga më romantike e Justin Timberlake ishte dedikim për bashkëshorten e tij

Kënga ‘Mirrors’ është ndër këngët më të ndëgjuara në botë, e lansuar në vitin 2013 ajo vazhdon të mbetet një superhitë.

Justin Timberlake vetëm tani ka treguar se nga ka ardhur inspirimi për këtë këngë, shkruan Indeksonline.

Këngëtari ka treguar se e ka shkruar këtë këngë i inspiruar nga bashkëshortja e tij, Jessica Biel dhe kënga ishte një dedikim për dashurinë e tyre.

“Ajo më ka ndryshuar. Ajo ma ka ndryshuar jetën. Gjithçka tregohet në ‘Mirrors’.. mënyra se si jeta ime është prekur nga ajo”, ka treguar Justin se nga ka ardhur insperimin për tekstit.

Kënga ‘Mirrors’ tregon për dashurinë e një çifti që e plotësojnë njëri tjetërin dhe nuk munden të qëndrojnë të ndarë.

Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë martuar në vitin 2012 dhe janë prindër të një djali./Indeksonline/