14:02 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nuk po i shitet apartamenti, Justin Timberlake ul çmimin

Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka kohë që e ka vënë në shitje njërën nga apartamentet e tij në New York.

Por për shkak të çmimit të lartë prej shtatë milion dollarësh nuk po e blen askush. Prandaj këngëtari ka vendosur ta ulë çmimin, transmeton Indeksonline.

Timberlake e ka ulur çmimin për 400.000 dollarë, duke e bërë tash çmimin 6.35 milionë dollarë. Apartamenti është i madh 853 metra katror.

Brenda tij ka fitnes, hyrjen private e shumë gjëra të tjera./Indeksonline/