75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / AR

Këngë e re – hit i ri, Era Istrefi paralajmëron bashkëpunim ndërkombëtar

Këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet së shpejti.

Ajo ka bërë të ditur këngën “Alive”, një bashkëpunim me producentin e njohur ndërkombëtar DJ Tunez, i cili njihet për stilin e tij dhe bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës botërore, shkruan Indeksonline.

Projekti pritet të publikohet më 19 qershor, duke ngjallur interes të madh te fansat, të cilët kanë reaguar menjëherë pas njoftimit në rrjetet sociale.

Era Istrefi, e cila ka ndërtuar karrierë edhe në tregun ndërkombëtar, vazhdon të sjellë bashkëpunime me artistë të huaj, duke e forcuar edhe më tej praninë e saj në skenën globale./Indeksonline/