21:42 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këngëtaret shqiptare bëhen bashkë, Rita Ora në shoqërinë e Ava Max

Tregut ndërkombëtar të muzikës çdo herë e më shumë po i shtohen emra shqiptar.

Pas sukseseve të Dua Lipës, Rita Orës dhe Bebe Rexhës është një tjetër femër me prejardhje shqiptare që po ngjitet majave të muziks, shkruan Indeksonline.

Bëhet fjalë për Ava Max e cila tashmë nuk është emër i panjohur dhe ka krijuar disa hite për tregun e huaj.

Këngëtaret shqiptare krahas suksesit që kanë nga to nuk ka munguar as përkrahja për njëra tjetrën dhe daljet publike së bashku i kanë jo të rralla.

Së fundi janë Rita Ora dhe Ava Max ato që janë parë së bashku, Ishte Rita ajo që ka publikuar një fotografi në ‘InstaStory’ ku shihet përkrah Ava Max.

Rita dhe Ava Max u takuan në koncertin e mbajtur në ‘Wembley Stadium’ në Londër ku edhe dhuruar performanca fantastike para një numri të madh të adhuruesve./Indeksonline/