15:32 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / B O

Këngëtari i famshëm i blen shtëpi milionëshe ish-të dashurës

Jason Derulo duket se këtë vit hapi portofolin e tij për ish- të dashurën, Jena Frumes me të cilën ka një djalë.

Të martën, TMZ bëri të ditur se Derulo i bleu rezidencën 3.6 milionë dollarëshe në Los Angeles.

Sipas TMZ, ajo po jeton tashmë atje me djalin e tyre, Jason King.

Shtëpia ka pesë dhoma gjumi, pesë banjo, një kinema.

Jason e Jena po shkojnë mirë këto ditë, pasi ai ishte i pranishëm edhe në performancën e saj në pistën e stilistit, Luli Fama.