22:43 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Këngëtari i njohur kosovar shpëton për një “fije floku” në aksident me familjen

Këngëtari kosovar, Labinot Rexha fatmirësisht ka shpëtuar nga një aksident i cili e rrezikoi atë bashkë me familjen e tij.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ku ka treguar se si ka shpëtuar, ndërsa ndër të tjera ka theksuar se fama nuk është asgjë, sepse sot ai dhe familja e tij kanë mundur mos të jenë më gjallë, shkruan Indeksonline.

Ky është mesazhi i plotë teksa, ka postuar edhe disa imazhe të tmerrshme të aksidentit:

Oh zot faleminderit që shpetova familjen dhe vetën! Një aksident pesova sot në mengjes , rrugës për zvicër dhe fal zotit shpetuam nga një largesi 100 metra , sot kuptova qe pasuria, Fama nuk është azgjë, oh Zot begatoje at person qe i ka bër keto bariera se sot sigurt do humbja veten dhe ter familjen

Nuk kishte azgjë me keq kur 3 minuta nuk degjova zerin e familjes , kujtova se i humba ne ujë , por degjova zerin e Djalit tim te vogel Aliun me tha qe jam mir, oh zot faleminderi faleminderit faleminderit , ti je meshirues meshirberës.