19:27 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këngëtari i njohur kroat, kanditat për president

Në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, të planifikuara për në fund të vitit, është regjistruar sot edhe këngëtari Miroslav Skoro, i cili gëzon mbështetjen e së djathtës nacionaliste dhe sovraniste.

Skoro është një nga këngëtarët më të njohur në Kroaci, i njohur për këngët e tij me një sfond patriotik, sidomos ato të krijuara gjatë viteve ’90 gjatë konfliktit të armatosur serbo-kroat.

Tani për tani këngëtari është prezantuar si i pavarur, por është e qartë, se për pak kohë kandidatura  e tij do të do të gëzojë mbështetjen e së djathtës.

I njohur kryesisht si këngëtar, Skoro ka një përvojë politike modeste.

Në të kaluarën ai ishte konsull i Republikës së Kroacisë në Pecs, Hungari, dhe deputet në parlament/ ATSH