20:31 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Këngëtari i parë kosovar që mbanë koncert në Bosnje, për 11 vjetorin e Pavarësisë

Këngëtarët kosovarë nuk njohin kufij kur në pyetje janë koncertet. Por, këngëtari Sefë Duraj e ka bërë atë që shumë pak apo fare e kanë bërë në të kaluarën.

Duraj ka kënduar në Bosnje për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përkatësisht në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë.

Madje, në ndejën e organizuar të dielën që lamë pas shihet prani e madhe e musafirëve nën ritmet e këngës shqipe.

“Një falenderim për Bashkësinë Shqiptare në Sarajevë të cilët na pritën aq ngrohtsisht në organizimin e festës së pavarsisë së Kosovës” shkruan Duraj pas këtij koncerti.