21:10 / E Hënë, 10 Gusht 2020

Këngëtari nigerian dënohet me vdekje

Një këngëtar në Kano të Nigerisë është dënuar me vdekje duke u varur për blasfemi ndaj Profetit Muhamed.

Një gjykatë e sipërme e Sheriatit në zonën e hokejit Hausawa Filin të shtetit tha se 22 vjeçari Yahaya Sharif-Aminu, ishte fajtor për kryerjen e blasfemisë nëpërmjet një kënge që qarkullonte në WhatsApp që në muajin Mars.

I riu Sharif-Aminu nuk i mohoi akuzat, ndërkohë që gjykatësi Khadi Aliyu Muhammad Kani tha se ai mund të apelojë kundër aktgjykimit. Shtetet në të gjithë Nigerinë me shumicë myslimane përdorin ligjin laik dhe atë të Sheriatit, i cili nuk vlen për jo-myslimanët“, shkruan BBC.

Vetëm një nga dënimet me vdekje të miratuara nga gjykatat e Sheriatit të Nigerisë është kryer që kur ato u rivendosën në 1999.

Protestuesit kishin djegur shtëpinë e familjes së këngëtarit dhe ishin mbledhur jashtë selisë së policisë islamike, të njohur si Hisbah, duke kërkuar veprime kundër tij.

Pasi u publikua kënga policia islamike kishte bërë thirrje që njerëzit të mos e merrnin ligjin në duart e tyre.

Një imam nga Nigeria e cilësoi këngën si blasfemim ndaj Profetit Muhamed.