22:46 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këngëtari që u tregua më guximtari në Brit Awards, madje edhe duartrokitet

Në Brit Awards 2018, çmimi për grupin më të mirë, shkoi për “Gorillaz”.

Pasi morën çmimin, njëri prej anëtarëve të grupit mori fjalën dhe u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve dhe qytetarëve britanikë të mos lejojnë izolimin.

Ai kështu iu referua temës më të ndjeshme në Britani, asaj të Brexi-it.

“Ky vend është shumë i mirë. Është pjesë e vogël e botës së madhe. Por, mos lejoni që të izolohemi, mos lejoni të ndahemi nga kjo botë e madhe. Mos lejoni politikën të prishë gjithçka e të përzihet në muzikë”, ishin fjalët e këngëtarit, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë, prezantuesi i këtij evenimenti nuk hezitoi fare të shprehet lirshëm.

“Më duket se e pati fjalën për Brexi-in”, tha ai.

Fjala e këngëtarit të grupit “Gorillaz” u duartrokit nga të pranishmit në sallë./Indeksonline/