18:30 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / AR

Këngëtari shqiptar kapet me kokainë, arrestohet nga policia greke!

Këngëtari i muzikës popullore, Arian Begaj është arrestuar nga policia greke për posedim të lëndëve narkotike.

Ai është kapur bashkë me një 63-vjeçar grek dhe policia iu gjeti një kilogram hashash, një pistoletë dhe katër karikatorë të mbushur me fishekë.

Pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij janë kapur edhe 50 gram kokainë si edhe një sasi prej rreth 9 mijë eurosh.

Po ashtu, të arrestuarve u janë kapur dhe dy makina, dy peshore elektronike precize dhe katër celularë.

Sipas mediave greke, këngëtari shqiptar i muzikës popullore jetonte në Artemida të Atikës dhe kishte leje qëndrimi në Greqi.

Policia beson se dyshja është përgjegjes për trafikun e sasive më të mëdha të hashashit dhe kokainës në territorin grek duke bërë edhe shpërndarjen e saj.