Këngëtarja Katy Perry është duke u përballur më një tjetër akuzë shumë të rëndë.
Aktori dhe modeli 38-vjeçar, Josh Kloss, ka rrëfyer se Perry e ka ngacmuar gjatë xhirimeve të këngës së saj ‘Teeneger Dream’, transmeton Indeksonline.
Ai ka treguar se në fillim këngëtarja ishte
treguar e sjellshme, por më vonë mënyra se si fliste nuk i kishte pëlqyer
aspak.
Josh thotë se ditë këngëtarja i kishte hequr
pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë shumë i
turpëruar.
“Njëherë solla me vete një mikun tim që po vdiste ta takonte dhe kur u takuam me Katyn u përqafuam. Mirëpo kur desha t’ia prezantoja mikun tim, ajo m’i zhveshi tutat e mia “Adidas” dhe të brendshmet dhe më pas ua tregoi disa miqve të saj ‘gej’ penisin tim. E imagjinoni dot sa patetik dhe i turpëruar po ndjehesha”, u shpreh modeli.
Më pas ai ka shpjeguar se pse vendosi të
fliste pikërisht në këtë moment, që kanë kaluar gati 9 vite që nga koha e
xhirimeve të videoklipit.
“E them këtë gjë tani sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë pervers. Por edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura”, është shprehur modeli, vazhdoj tutje këngëtarja.
Katy nuk ka reaguar akoma në lidhje me
këtë çështje.
Kujtojmë që javë më parë, Katy Perryu ballafaqua me gjyqin, bashkë me labelin e saj ajo u shpallën fajtor për kopjimin e këngës “Dark Horse”./Indeksonline/