23:09 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Këngëtarja e famshme po i rikthehet muzikës

Dikur konsiderohej ndër këngëtaret më të talentuara angleze por ajo në momentin kur pritej të shpërthente u largua nga muzika.

Cherly Cole pas një pauze të gjatë 4 vjeçare do të i rikthehet në skenën muzikore. Ajo do të performoj me 25 nëntor në “Hits Radio Live”, transmeton Indeksonline.

Në këtë radio ajo do të performoj këngën e saj më të re “Love Made Me Do It” që do të lansohet së shpejti.

Muajt e fundit ajo ka qëndruar larg kamerave pasi që ka qenë duke u kujdesur për djalin e saj 18 muajsh.

Gjatë këtij viti ajo u nda  nga Liam Payne, që është babai i djalit të saj./Indeksonline/

Temat: