10:45 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këngëtarja e famshme që pranoi Islamin thotë që s’do të kalojë kohë me njerëz jo myslimanë

Përmes një postimi në llogarinë Twitter, këngëtarja e famshme, Sinead O’Connor tregoi se është konvertuar në myslimane.

Ajo madje tregoi edhe arsyet se përse vendosi të mbulohej dhe ta pranojë Islamin.

Ndërsa, dje ajo ka bërë edhe një shkrim në llogarinë e saj Twitter, ku ka shkruar se nuk do të kaloi kohë me njerëz ‘jo mysliman’.

 

“Më vjen tmerrësisht keq. Cfarë do të them tani është shumë raciste dhe s’më kishte shkuar ndonjëherë mendja e mund ta them. Por unë me të vërtetë nuk dua që të kaloj më kohë me njerëz të bardhë (nëse ashtu quhen jo myslimanët). Për asnjë moment, për asnjë arsye. Ata janë të shpifur”.