Prezantuesja shkëlqen me pozat në bikini, bie në sy barku i rrumbullakosur
Prezantuesja e njohur po i shijon në maksimum pushimet verore, pasi u nis për në Spanjë me familjen e saj në fillim të kësaj jave.
Vogue Williams dukej vërtet rrezatuese ndërsa tregoi barkun e saj të madh me bikini leopardi, ndërsa ishte në plazh, transmeton Indeksonline.

40 vjeçarja, e cila zbuloi në prill se është në pritje të fëmijës së saj të katërt, dukej në humor të mirë ndërsa shkëlqente në fotografi para se të zhytej në det.
Me një palë syze dielli elegante, Vogue u shoqërua nga bashkëshorti i saj Spencer Matthews, i cili mbante veshur një palë mbathje banje rozë.
Çifti tashmë ka fëmijë, vajzën Gigi, pesë vjeç, dhe djemtë Theodore, shtatë vjeç, dhe Otto, tre vjeç.

Më herët këtë javë, Vogue përdori Instagramin për të ndarë fotografi nga pushimet e tyre deri më tani, ndërsa mahniti me bikini ./Indeksonline/


