13:38 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja e famshme shkon në pushime në Turqi, kthehet më këmbë të thyera!

Këngëtarja e famshme angleze, Katie Price ka zgjedhur Turqinë për pushimet verore. Por, pushimet e saj kanë shkuar huq ngase Katie është përballur me një situatë të rëndë.

Ajo ka pësuar lëndime të rënda në këmbë në një aksident të pazakontë. Nëna e pesë fëmijëve ka arritur në aeroport me karrige me rrota.

I dashuri i saj, Carl Woods është marrur me të në aeroport për ta shtyer më pas në karrocen ndihmëse. Katie thuhet se ka pësuar një aksident të çuditshëm, për çka është dashur menjëherë të operohet në Turqi.

Mjekët i kanë thënë këngëtares së njohur se nuk do të mund të ecë nga tre deri në gjashtë muaj. Sipas mjekëve, ajo do të ketë nevojë për kunja në këmbë./Indeksonline/