10:22 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur shqiptare me thirrje publike: “Stop tallavasë”!

Muzika tallava vazhdon të jetë e kërkuar çuditërisht në tregun kosovar e shqiptar. Ky fakt e ka acaruar këngtaren e njohur shqiptare, Miranda Hashanin.

Për këtë, Miranda ka dalë me një thirrje publike në Facebook. “Stop tallavasë” është kërkesa e këngëtares shqiptare.

“Ne jemi shqiptarë, shpërndajeni”, shkruan po ashtu këngëtarja me prejardhje nga Maqedonia e Veriut./Indeksonline/