18:15 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare me mesazh vetdijesues: Lidhe rripin e sigurimit

Artistët krahas punës së tyre dhe projekteve muzikore, shpesh herë sjellin edhe mesazhe vetdijesues dhe me rëndësi shoqërore.

Këtë së fundi e ka bërë edhe këngëtarja nga Shqipëria, Miriam Cani përmes një postimi në Instagram, shkruan Indeksonline.

Miriam në foton e publikuar shihet në makinë teksa në mbishkrimin e fotografisë përcjell mesazhin që të mos harroni të vendosin rripin e sigurimit.

“Zemër, e lidhe rripin e sigurimit? Po mami, por ti s’e ke lidhur, ka shkruar Miram në postim.

Ndërkohë kujtojmë që Albani dhe Miriam së fundi nisën pushimet në bregdet bashkë me fëmijët e tyre./Indeksonline/