75 Mall Live Search
07:31 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Keni menduar se kështu mirëmbahen flokët, por të gjitha janë gënjeshtra!

Shumë shpesh do të dëgjoni se si flokët janë dekorimi më i bukur për çdo femër, e posaçërisht kur janë natyrale dhe të bujshme. Kësaj i shkon për shtati fakti se për flokët dhe mirëmbajtjen e drejtë të tyre gjithmonë ka polemika, ashtu sikur edhe për produktet të cilat e ndihmojnë kujdesin ndaj tyre.

Po ju sjellin disa fakte të cilat i rrëzojnë apo vërtetojnë mitet për kujdesin e drejtë ndaj flokëve.

1. Prerja e rregullt ndihmon rritjen më të shpejtë të flokëve.

Gënjeshtër!

Me prerjen e rregullt të flokëve ju gjithsesi do t’i largoni majat e dëmtuara, mirëpo asesi edhe të shpejtoni rritjen e tyre. Shkencërisht është vërtetuar se flokët, pa marrë parasysh se çfarë gjatësie kanë, rriten në një mesatare prej 1 cm për çdo muaj, qoftë nëse prehen rregullisht apo jo.

2. Larja e flokëve me ujë të ftohtë apo të vakët i bën ato më të shëndosha dhe më të bukura

E vërtetë!

Uji i ftohtë, gjegjësisht i vakët, stimulon mbylljen e poreve dhe me këtë i jep fijeve shkëlqim më të madh, duke i bërë flokët më të bukura dhe më të shkëlqyera

3. Fjetja me flokë të lagura sjell deri tek kalbja e rrënjës së flokut

Gënjeshtër!

Ajo çka ndodh nëse fleni me flokë të lagura është se mund të rriten shanset e krijimit të infeksioneve nga kërpudhat, posaçërisht tek personat të cilët kanë zbokth. Mirëpo, kur është në pyetje rrënja e flokut, lagështia asesi nuk sjell deri tek kalbja e saj.

4. Larja e shpeshtë e flokëve shkakton rënien e tyre

Gënjeshtër!

Flokët që bien gjatë larjes, edhe ashtu në mënyrë natyrale do të binin, qoftë nëse i lani shpesh apo jo.

5. Prerja e flokëve kur është hëna e re e përmirëson rritjen e tyre

Gënjeshtër!

Nuk ekziston asnjë kërkim shkencor i cili do të vërtetonte këtë reçetë “të gjysheve” për rritje më të shpejtë të flokëve

6. Përdorimi i shpeshtë i balsamit i bën flokët më të yndyrshme dhe shton mundësitë e paraqitjes së zbokthit

E vërtetë!

Balsamët për flokë i mbyllin poret dhe kaliparët në lëkurën e kokës, që sjell deri tek grumbullimi i yndyrës në rrënjën e flokut dhe rrit mundësinë e paraqitjes së zbokthit.

7. Flokët rriten më shpejtë gjatë verës

E vërtetë!

Drita e diellit stimulon hormonet, siç është melatonina, e cila stimulon qarkullimin dhe përshpejton rritjen e flokëve.

8. Para fjetjes duhet t’i krihni mirë flokët, së paku 100 herë

Gënjeshtër!

Përveç që kjo është totalisht e pasaktë, krehja e tepruar mund të dëmtojë flokët. Bile preferohet që flokët të krihen nga maja kah rrënja, si dhe të mos krihen derisa janë të lagura.