09:42 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / B O

Keni parë shpesh autogola në futboll, por në NBA mbrëmë u pa një autokosh!

Ndodh shpesh në futboll që lojtarët të shënojnë autogol, por një basketbollist i NBA ka realizuar “autokosh”…

Një ngjarje e rrallë dhe komike në këtë sport, sidomos për nivelin që ka kampionati amerikan i basketbollit.

Autor i kësaj gafe ishte basketbollisti i Brooklyn Nets Yuta Watanabe, i cili realizoi dy pikë në koshin e tij gjatë humbjes kundër Indiana Pacers 125-116 në fundjavë.