11:12 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / C E

Keoeman nuk i bën vend te Barça, mesfushori drejt Ajaxit

Riqui Puig nuk u grumbullua nga trajneri Ronald Koeman ndaj Elches për trofeun “Joan Gamper”, duke hedhur dyshime mbi ta ardhmen e lojtarit të rritur në La Masia.

Mirëpo klubi katalan dhe trajneri holandez kanë një tjetër plan për mesfushorin e ri.

Ata kanë projektuar huazimin tek Ajaxi i Amsterdamit, ku do të kishte mundësi të merrte shumë më tepër minuta në këmbë, pasi te Barcelona konkurrenca në repartin e ndërmjetëm është shumë më e fortë (Busquets, de Jong, Alena, Pjanic).

Për momentin, nuk ka asnjë ofertë apo interesim konkret nga “harkëtarët”, por duke marrë në konsideratë marrëdhëniet shumë të mira mes dy klubeve, kalimi i 21-vjeçarit në Eredivisie është më se i mundshëm.