16:21 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këpucë me takë dhe në dimër, pse jo?! Këto janë trendet e fundit për dimrin e 2019-2020

Këpucët elegante të dimrit mund të duken si thjesht të bukura por jo të rehatshme. Kur temperaturat bien, ne nuk arrijmë të  veshim stileto sepse në një kohë me shi ose borë dhe në të ftohtë është e pamundur që me këto këpucë të ndjeni ngrohtësi.  Fatmirësisht stilistët kanë menduar dhe për në këtë dimër pasi këpucët me takë janë trendet e fundit që do të shihni në çdo dyqan dhe çdo blogure në rrjetet sociale:

Çizme të gjata deri në gju: Shkojnë me fustane, pantallona, funde ose çdo gjë që keni në dollapin tuaj. Po po, është kaq e lehtë të kombinosh këtë lloj çizmesh dhe në ditët më të ftohta.

Kambale: Janë një blerje e arsyeshme, sepse ato janë super praktike. Një bazament i fortë dhe i trashë për të përballuar dhe ditët me shi dhe ditët e ftohta por gjithmonë duke u dukur sa më bukur.  

Animal print: Ashtu si kuleta apo çantat gjithashtu dhe veshjet me dizenjo kafshësh, leopardi zebre etj, tani dhe stilistët e këpucët po bëjnë të njëjtën gjë. Pavarësisht nëse pëlqeni ngjyrat e neonit apo  neutrale, ekziston një mënyrë për t’u egërsuar dhe kjo është të shtoni disa dizenjo.