16:29 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Këpucë që duken si ëmbëlsirat e preferuara

I inspiruar nga tortat dhe gjitha llojet tjera të ëmbëlsirave dizajneri amerikan, Kris Campbell, sjell në treg dizajne këpucësh shumë interesante të cilat më shumë të lënë përshtypjen se duhet të hahen se sa të vishen. Kambell ka 5 vite që shijet e ëmbla të njerëzve i paraqet në këpucë. Këmpucët që ai bënë janë të thuajse të të gjitha modeleve të sheshta dhe me taka.

Për pjesën më të madhe të dizajneve që bëj shkoj në pastiçeri dhe blej ëmbëlsira prej nga më pas inspirohem. Insipirohem edhe nga ato që shikoj online, qofshin torta, deserte apo akullore. Njerëzit ndonjëherë nuk e kuptojnë se këto janë këpucë reale dhe se nuk hahen – thotë  Kris Campbell, dizajner.

Përveç këpucëve Campbell së fundi në stil të ëmbël sjell edhe produkte tjera si çanta dhe aksesorë. Produktet e tij të veçanta artisti i shet në dyqanin e tij online në internet.