21:07 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Keq e më keq për Milan, vidhet presidenti i klubit!

Lajmet e ‘zeza’ për ekipin e Milan nuk kanë të ndalur. Pas eliminimit të turpshëm nga Europa League, klubi ka marrë edhe një lajm tjetër të keq.

Presidenti i klubit Paolo Scaroni i janë vjedhur 10.000 euro gjatë ditës së sotme, transmeton Indeksonline.

Sipas Corriere della Sera, Scaroni ishte në mes të një mbledhje kur hajduti vodhi çantën me para nga vetura e tij.

Çanta më vonë është gjetur por vetëm me dokumente dhe pa para./Indeksonline/